Saturday, 11. April 2026
Sport

Play-off Botërori 2026/ Kadioglu eliminon Rumaninë, Turqia pret në finale fituesen e Sllovaki-Kosovë

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Turqia e Monetlla-s “fluturon” në finalen e paly-off të Botërorit 2026 pasi eliminoi Rumaninë. Ndeshja u vendos nga një gol i Kadioglu, i cili shndërroi në gol një asist gjenial të Arda Guler në të 53’.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund pasi të dy ekipet kërkuan golin, por gjetën vetëm shtyllat. Yildiz u ndal nga alumini ashtu si edhe Stanciu, i cili i shkoi shumë pranë golit të barazimit.

Skuadra turke pret tashmë e qetë fituesen e çiftit Sllovaki-kosovë, ndeshje kjo që nis pas pak në Bratislavë.

Teilen: