• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Play-off-i i Botërorit, Sylvinho: Poloninë e njohim mirë, lojtarët janë mësuar me këto sfida

27/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur së fundi për atë çfarë mund të ndodhë me kuqezinjtë në Play-off-in e Botërorit, kundër Polonisë fillimisht. Ai e sheh situatën me optimizëm, teksa flet për podcastin “ESPN Brasil”.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin, për gjithë vendin. Nga Europiani kemi pasur shorte të vështira, por kjo është pjesë e rrugës që duhet të ndjekim për të shkuar tek objektivat tona. Do të monitorojmë lojtarët tanë nga afër nga janari, do të jemi në disa ndeshje për t’i parë.

Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur kundër saj kohët e fundit. Ka ndryshuar trajner, por lojtarët janë thuajse të njëjtë, kanë kualitet të lartë. Polonia është në fazë rindërtimi, kurse ne jemi në një periudhë zhvillimi. Nuk ka avantazhe, gjithçka mund të ndryshojë në 90 minuta.

Kemi lojtarë, të cilët janë mësuar me sfida të vështira. Do të mbështetemi te cilësia jonë dhe puna që kemi bërë”, – ka theksuar trajneri brazilian.

Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë më 26 mars. Nëse ia dalin të kualifikohen, më pas do të diskutojnë një biletë për në Botërorin 2026 me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Next Post

Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I thashë Artetas se nuk mund ta vesh më këtë fanellë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.