Sunday, 24. May 2026
Sport

Play-off NBA/ Knicks dominojnë Cavs në Cleveland dhe u afrohen edhe më shumë finaleve

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Falë një tjetër performance të madhe, Neë York Knicks marrin fitoren e dhjetë radhazi në play-off në parketin e Cavaliers.

Skuadra e drejtuar nga Mike Brown iu imponua të zotëve të shtëpisë me shifrat 121-108 dhe u largua nga parketin me bindjen se është vetëm çështje kohe rikthimi në NBA Finals, të cilat mungojnë prej 1999-ës.  

Sa i përket kronikës Knicks nisën mirë ndeshje me rezultatin e pjesshëm 9-1 ndërsa mbyllën periodën e parë në avantazh, 37-27. Për të treguar kontrollin që kishin në këtë ndeshje mjafton të nënvizohet fakti se kurrë Cavs nuk mundën që të dilnin në avantazh.

“Arkitektët” e këtij triumfi ishin Jalen Brunson (30 pikë), Bridges (22) dhe Anunoby (21). Kontribut i rëndësishëm nga stoli ishte ai një lojtari si Landry Shamet, i cili mbylli garën me 14 pikë.

Teilen: