Tuesday, 5. May 2026
Sport

Play-off NBA/ Minnesota mund San Antonio-n në Teksas, Knicks dominojnë Philadelphia-n në “Madison Square Garden”

GS 05/05/2026 2 Min. Lesezeit

Dueli mes T’Wolves dhe Spurs është mbyllur me surpriza. Në San Antonio mori avantazhin në këtë seri ekipi mik nga Mineapoilis, i cili fitoi me shifrat 104-102 në një duel ku u rikhthye Anthony EdWards.

Ylli i formacionit vendas, Victor Wembanyama, ishte në një mbrëmje të zezë pasi shënoi vetëm 11 pikë ndërsa Julian Champagine i bëri shoqëri me gabimin që bëri në të rënë të sirenës kur dështoi të shënonte koshin e fitores nga distanca e tri pikëve. Po mbrëmë nisën garën e tyre për një vend në finale edhe çifti Knicks-76ERS (137-98).

Ekipi i New York u prezantua në “Madison Square Garden” me po të njëjtën dëshirë që luajti garën e 6 përballë Atlanta Hawks. Këtë herë ishte Philadelphia formacioni që provoi forcën e Neë York. Në këtë ndeshje të dominuar nga vendasit spikati Jalen Brunson, i cili shënoi plot 35 pikë. OG Anunoby ishte lojtari i dytë më i miri me 18 pikë. Ndërsa për miqtë zhgënjeu dyshja Tyrese Maxey (13 pikë) dhe Joel Embiid (14 pikë), të cilët duket se kishin dhënë gjithçka në takimin e shtatë përballë Boston-it.

Teilen: