Saturday, 9. May 2026
Sport

Play-off NBA/ OKC shkatërron Lakers, Detroit mund Cavs

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Oklahoma City u befasua nga Lakers-at në startin e ndeshjes duke krijuar një avantazh të lehtë falë LeBron James. Me kalimin e minutave Thunder morën frenat e takimit në dorë dhe falë Chet Holmgren (24 pikë e 12 topa në tabelë) arritën që të kalonin në avantazh. Forma e mirë e ekipit i lejoi Shai Gilgeous-Alexander (18 pikë dhe 6 asist) që për herë të parë në këtë sezon të mbyllë ndeshjen nën 20 pikë.  

Skenar tjetër u pa në Detroit ku Pistons falë Cade Cunningham (23 pikë dhe 7 asist) dhe Tobias Harris (20 pikë dhe 8 topa në tabelë) arritën që të fitonin përballë Cleveland, por miqtë nuk u dorëzuan për asnjë moment sa arritën që të barazonin ndeshjen. Ekipi vendas arriti që të fitonte falë Duncan Robinson (19 pikë) dhe Jalen Duren (11 pikë).

Ndeshjet

DETROIT PISTONS-CLEVELAND CAVALIERS 111-101 (1-0)

OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES LAKERS 108-90 (1-0)

Teilen: