Majemi në fazën “playoff” ka treguar edhe një herë anën e saj cinike. Skuadra nga Florida ka shtangur Bostonin në transfertë duke vendosur edhe një rekord për klubin në NBA për fazën “playoff” pasi rrealizuan plot 23 tripikësha (në 43 tentativa). Paradoksi i vetëm ishte se “qitësi” i skuadrës, Dankan Robinson, mbylli mbrëmjen me 2/8 goditje të sakta nga distanca.
Në triumfin e skuadrës së Spoelstrës ishte fundamental kontributi i Tajler Herro dhe Bam Adebajo (21 pikë dhe 10 topa në tabelë). Për Celtics spikatën Xhejson Tatum dhe Xhejlen Braun, por paraqitja e tyre nuk u mjaftoi Celtics për të evituar humbjen në shtëpi.
Ndeshjet playoff NBA
BOSTON CELTICS-MIAMI HEAT (Ndeshja 2) 101-111
OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS (Ndeshja 2) 124-92