Wednesday, 12. August 2026
Sport

Pllana prezantohet te skuadra e re, mbrojtësi i kombëtares firmos me Grasshopper

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak ditë pas ndërpreu kontratën me polakët e Lechia Gdansk, Bujar Pllana prezantohet te skuadra e re. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me zviceranët e Grasshopper.

“Grasshopper Club Zürich po e përforcon mbrojtjen me futbollistin shqiptar Bujar Pllana.

Mbrojtësi qendror ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit 2027/28 dhe do të mbajë fanellën me numrin 44 te GC Zürich.

Pllana kalon te Zurichu nga Lechia Gdansk, ku së fundmi luajti në elitën e futbollit polak. 24-vjeçari është një mbrojtës qendre me cilësi të gjithanshme, që ndërthur aftësi të forta fizike dhe teknike. Me praninë e tij imponuese, forcën në duele dhe cilësinë me topin, ai i sjell mbrojtjes së Grasshoppers-it një profil të gjithanshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit zviceran.

Teilen: