• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plot 355 milionë euro për vendin e nëntë, Milanin e tradhtoi… merkato

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në futboll, të investosh shumë, nuk do të thotë gjithmonë se do të marrësh frytet në fushë. Nuk është një opinion që e thotë këtë, por shifrat e cituara nga një studimi i “Transfermarkt”. Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve, ka bërë një renditje të efikasitetit midis kostove të skuadrës (ndër vite) dhe performancës në Serinë A dhe shifrat tregojnë një histori shumë të ndryshme nga ajo e bilanceve.

milan

Juventus dhe Milan, dy nga skuadrat më të shtrenjta në kampionatin italian, janë ndër më negativet për sa i përket performancës në raport me paratë e shpenzuara.

ECURIA KUQEZI – Gjërat janë edhe më keq për Milanin, i cili investoi 354.4 milionë për të ndërtuar skuadrën aktuale. Nga kjo shifër, 120 milionë u shpenzuan mes verës së kaluar dhe janarit të këtij viti me transferimet e mbyllura për Gimenez, Fofana dhe Morata.

E megjithatë, kuqezinjtë e gjejnë veten ende të nëntënt në Serinë A. Gjithçka, duke e mbyllur këtë renditje speciale në vendin e fundit. Ndër klubet më efikase gjejmë Veronën (+5 pozicione në krahasim me koston e skuadrës), Interin (+3) dhe ekipe si Bolonja, Atalanta dhe Lacio, të afta për të vlerësuar kapitalin njerëzor pa shpenzime të çmendura. Analiza tregon se si, në Serinë A, nuk janë vetëm milionat që bëjnë diferencën, por edhe planifikimi, intuita dhe aftësia për t’u rritur. Shpenzimi i shumë milionave mund të ndihmojë, por kurrë nuk garanton sukses.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjermanët një zhgënjim! Gjashtë gjysmëfinalet e Europës, ndeshje historike për skuadrat nga Norvegjia dhe Suedia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.