• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plotë 8 debutues te Struga Trim Lum në ndeshjen e parë të sezonit kundër Tikveshit

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Struga Trim Lum e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit maqedonas, duke mundur Tikveshin në xhiron e parë me rezultat minimal 1:0.

Ajo që ra në sy në këtë përballje, ishte fakti se trajneri Qatip Osmani në këtë ndeshje ju dha mundësinë plotë 8 futbollistëve të rinj për të debutuar në një ndeshje kampionale me fanellën “kuqebardhë”.

6 prej tyre e nisën si titullarë, (Filip Dujmoviç, Bojan Ilievski, Stefan Spirovski, Stefan Jevtovski, Arbi Vosha, Lanre Kehinde), derisa dy të tjerë u inkuadruan në lojë gjatë pjesës së dytë, (Masaki Takahara, Kire Ristevski).

I vetmi që nuk pati mundësinë të debutojë, ishte portieri Hristijan Stevkovski.

Në kuadër të Ligës së Parë si trajner i Struga Trim Lum, kishte debutuar gjithashtu edhe Qatip Osmani së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka.

Edhe pse fitorja ishte minimale, në fund gjithë ju gëzuan të njëjtës, kjo pasi e njëjta erdhi ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që edicionin e kaluar e kishte fituar trofeun e Kupës, erdhi pas atyre ndryshimeve të shumta në formacion, e mbi të gjitha erdhi në momentin e duhur, pas atij zhgënjimi në arenën ndërkombëtare, e ku realisht pritshmëritë ishin më të mëdha nga drejtuesit e skuadrës strugane.

Nga tabori i tyre shpresojnë që kjo fitore të jetë një paralajmërim për një aventurë të suksesshme në Ligën e Parë, aty ku sërish do të synojnë titullin kampion.

Next Post

Pronari Kardinale me homazhe ndaj ish-presidentit: Do të rikthejmë Milanin “berluskonian”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.