• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Po divorcohet nga gruaja, Roberto Carlos përfundon si ‘i pastrehë’ në qendrën stërvitore të Realit

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ikona e Real Madridit, Roberto Carlos, thuhet se po fle në fushën e stërvitjes së klubit spanjoll pas vendimit për t’u divorcuar nga partnerja e tij, me të cilën është i martuar për më shumë se 15 vjet.

Carlos, 51 vjeç, u martua me Mariana Lucon në qershor të vitit 2009 dhe çifti ka dy vajza: Manuela dhe Mariana. Por tani ata kanë ndarë rrugët e tyre, sipas raportimeve të ‘Estadio Deportivo’.

Marrëveshja e divorcit pritet të jetë e komplikuar për shkak të pasurisë së madhe të Carlos, e cila vlerësohet rreth 160 milionë euro (133 milionë paundë).

Lucon thuhet se vazhdon të jetojë në banesën e tyre kryesore, ndërsa prindërit e Carlos aktualisht janë në pronën e tij të dytë, gjë që e ka shtyrë ish-mbrojtësin brazilian të kalojë përkohësisht në fushën e stërvitjes së Madridit, në Valdebebas.

Ai njihet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit dhe ka luajtur krah për krah me ‘Galacticos’ të tjerë si David Beckham, Ronaldo dhe Luis Figo për gjigantët spanjollë.

Tani, ai është kthyer në Madrid, ku mbetet ambasador i klubit, ndërkohë që po rregullon jetën e tij personale.

Roberto Carlos, i cili gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ngjalli habi para një dekade kur zbuloi në një intervistë se ka 11 fëmijë nga shtatë gra të ndryshme.

Roberto Carlos kaloi 11 vjet te Madrid mes viteve 1996 dhe 2007, dhe fitoi katër tituj La Liga dhe tri Kupa të Ligës së Kampionëve gjatë kësaj periudhe.

 

Next Post

Napoli ‘vë bast’ për talentin me origjinë shqiptare, e blen te Lecce për 500 mijë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.