Bayer Leverkusen i rekordeve.
50 ndeshje pa humbje në Gjermani e në garat Evropiane.
Ky është Bayer Leverkuseni i frikshëm e me Granit Xhakën e jashtëzakonshme.
33 ndeshje në Bundesliga I, 27 fitore e 6 barazime, pa humbje, me goldallim 87:23 dhe kryeson me 87 pikë, 17 më më shumë se Bayern Munihu në pozitën e dytë.
Bochumi sonte ka pësuar fiasko si vendas me rezultat 5:0 nga Bayer Leverkuseni.
Schick (41′), Boniface (45+2′), Adli (76′) e Stanishiq (86’), Grimaldo (90+3′), shënuan për fitoren e thellë.
Bochum plot 75 minuta mbeten në fushë pa një futbollist.
Felix Passlack është përjashtuar direkt me karton të kuq në minutën e 15-të.
Xhaka ka luajtur me vetëmohim të pashoq dhe është zëvendësuar në minutën e 79-të.
Bayer tani e pret në shtëpi Ausgburgun dhe të përmbyllin edicionin 2023-2024 pa humbje në Bundesliga I, një rekord që po çmend Evropën dhe botën.
Bayer është kampion i Gjermanisë, tani mendjen e ka të finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit dhe të finalja e Europa League që do të ndeshet me Atalantën.
Xhaka me Bayerin kanë rastin historik, që të kurorëzohen me kurorën e trefishtë.
Xhaka me Bayerin po përjetojnë edicionin më të mirë në histori të klubit.
Bochum është në vend të 15-të me 33 pikë të grumbulluara.