Wednesday, 22. April 2026
Sport

Po kush e ka pritur këtë nga Granit Xhaka e Bayer Leverkuseni

GS 18/05/2024 1 Min. Lesezeit

Bayer Leverkuseni ka thyer të gjitha rekorde e deritashme, 34 ndeshje 28 fitore, 6 barazime, pa humbje me goldallim 89:24 në Bundesliga I. 

Ky është Bayer i rekordeve dhe kampion i ri i Gjermanisë. 

Bayer ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Ausgsburgut në takimin e  javës së fundit përkatësisht të 34-të në Bundesliga I. 

Granit Xhaka kësaj radhe është paraqitur nga minuta e 71-të, duke u ruajt për finalen e madhe ndaj Atalantës në Europëa League. 

Për Bayer shënuan Boniface (12′) e Andrich (27′) dhe për udhëtuesit Komur (62′).

Bayer i rekordeve. 51 ndeshje pa humbje në Gjermani në garat evropiane.

Po kush e ka pritur këtë çmenduri nga Granit Xhaka e Bayer Leverkuseni.

Bayer përfundon në vend të parë bindshëm, me 90 pikë apo 17 më shumë se Stuttgarti në vend të dytë dhe Augsburg renditet në pozitën 11-të me 39 sosh.

Teilen: