Zvicra ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen miqësore që u luajt në Nashville të SHBA-së.
Granit Xhaka e Ardon Jashari u paraqitën titullarë.
Jashari asistoi në golin e katërt në minutën e 36-të.
Kapiteni Granit Xhaka ka vlerësuar performancën e ekipit dhe ka theksuar rëndësinë e suksesit pas performancave zhgënjyese që nga Kampionati Evropian.
“Të sigurt, ide të mira, të fortë në mbrojtje dhe një fitore e merituar 4:0”, tha kapiteni Granit Xhaka (32), transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Zvicra dy ndeshje dy fitore në miqësore, 4:2 ndaj Meksikës e 4:0 ndaj SHBA-ve.
“Të gjithë e përmirësuan lojën e tyre dhe treguan se duan të luajnë, edhe pse nuk ishte e lehtë pas një sezoni kaq të gjatë dhe një udhëtimi kaq të gjatë.
Me dy fitore dhe tetë gola, mund të shkojmë me pushime shumë të kënaqur“, tha Xhaka.
Dhjetë ditët në SHBA na kanë zgjuar oreksin për më shumë. Realisht, në Kupën e Botës pas një viti.
“Nuk ishim këtu për një javë prove; kemi objektiva shumë të qarta”, tha ai.