• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Po mbaj lotët me zor”, Nagelsman: Ky eliminim të dhemb, me shumë mundësi unë nuk do të…

05/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, u shfaq i pikëlluar pas disfatës dramatike që skuadra e tij pësoi në minutën e 119-të ndaj Spanjës, duke u eliminuar kështu nga ky Europian. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “ARD”, timonieri i “panzerave” deklaroi:  

 nagelsman

“Po mbaj lotët me zor. Kur lojtarët flasin për javët e fundit që kemi kaluar, është gjithçka shumë emocionuese. Një periudhe speciale i erdhi fundi.  

Ne u kthyem mirë në lojë, reaguam mirë, ishim shumë më afër golit të fitores sesa spanjollët.  

Kjo të dhemb pasi do të na duhet të presim dy vite për të bërë më mirë. Dhe me shumë mundësi unë nuk do të luaj një turne në shtëpi ndonjëherë tjetër në karrierën time.  

Ne krijuam një lidhje të madhe me njerëzit në vend. Ne kthyem njerëzit para TV-së siç nuk kishin bërë në vitet e fundit. Kjo është diçka që do të marrim me vete. Por ne do të kishim dashur të kishim edhe një javë tjetër.  

Nëse do të ishim paraqitur keq dhe të ishim eliminuar, ne nuk do të ishim duke mbajtur me vështirësi lotët tani.  

Tani do të ulem me ekipin të shtunën të diskutojmë. Unë sinqerisht nuk e di çfarë është planifikuar, nuk i kishim bërë llogaritë se do të eliminoheshim. Stafi im teknik dhe unë tani duhet të ndërtojmë ekipin për Ligën e Kombeve”, deklaroi Nagelsman.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

LIVE Portugali-Francë 0-0: Çfarë humbasin francezët!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.