“Nëse fillojmë t’i kritikojmë ashpër lojtarët pas ndeshjes së parë, nuk po e ndihmojmë kombëtaren“. Kështu deklaroi Giovanni Di Lorenzo pas humbjes ndaj Belgjikës në ndeshjen hapëse të Nations League.
“Nuk e di se sa kohë do të duhet, por është çështje vetëbesimi”, shtoi mbrojtësi i Napoli dhe kombëtares në një intervistë për Rai pas humbjes së Italisë 0-2 ndaj Belgjikës, në ndeshjen e luajtur në ‘Olimpico’.
“Duhet të gjejmë sërish atë kombëtare që u kall frikën kundërshtarëve. Sigurisht që nuk është fillimi më i mirë e vërshëllimat janë të kuptueshme. Por, kemi edhe tri ndeshje të tjera dhe duhet të përqendrohemi te to. Patjetër që duhet të përmirësohemi“, tha Di Lorenzo.
Teilen: