Ish-sulmuesi i Juventusit, Karlos Tevez, është duke planifikuar një ndeshje lamtumire në “Bombonera”.Gjatë një interviste në platformën streaming “Olga”, sulmuesi ka zbuluar disa nga emrat e mëdhenj që do të donte pranë vetes për këtë moment të veçantë në karrierë, një përzierje emocionesh dhe respekti për ata që i kanë qëndruar afër në rrugëtimin e tij futbollistik.
“Kë do të mund të ftoja? Pa dyshim Runin dhe Van Der Sarin. Nga ana tjetër, natyrisht Xhixhi Bufon, Xhorxho Kielinin dhe Leonardo Bonuçin, dy nga mbrojtësit më emblemë të Juventusit në dekadën e fundit”. Gjithashtu Tevez kërkon edhe Evranë për ditën e tij në lamtumirën e futbollit.
PANORAMASPORT.AL