• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Po regjistronte emisionin, fansat bërtasin në kor emrin e Tottit, reagimi pabesueshëm i Ilary Blasi

29/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ilary Blasi u ndje e ngacmuar gjatë regjistrimeve të “Battiti Live”, eventi muzikor pulian i cili transmetohet në “Canale 5”. Në një nga skenat, dikush nga audienca filloi të bërtiste disa herë emrin e Francesco Tottit, siç tregohet në një video të publikuar më vonë në TikTok. Një kor krejtësisht i papritur, por që nuk e mërziti shumë 42-vjeçaren. Ilary, e cila në atë moment duhej të largohej nga skena për një pushim, zbriti e shoqëruar nga kolegu i saj Alvin pa u përgjigjur.

Videoja e këtij momenti është shoqëruar me shumë komente, ashtu siç pritej. “Ilary e madhe, Totti nuk të meritoi”, “Vazhdo gjithmonë me kokën lart, Ilary e madhe”, “Ilary e bukur, unike dhe mahnitëse”, “Njerëz të tillë janë pa arsimim minimal, karma kthehet”.

Dikush tjetër, megjithatë, duket se është dakord me refrenin: “Çfarë të ka ndodhur… ahahahha”, “Shkëlqyeshëm, bravo”. Dy vite pas ndarjes, Totti dhe Ilary nuk kanë mbajtur asnjë lloj marrëdhënieje, ndarja ligjore si çift nuk ka ardhur ende zyrtarisht.

Pas një viti mungesë, Ilary Blasi është gati të rikthehet në TV. Edhe pse në episodin e parë të “Battiti Live” nuk munguan gafat dhe shkarjet, “Mediaset” i beson shumë prezantueses bjonde, saqë do të donte t’i ngarkonte asaj organizimin e edicionit të ri të “La Talpa”. Ky program ka shumë të ngjarë të fillojë në pranverën e vitit 2025, pas “Big Brother” të Alfonso Signorinit.

Next Post

Vlahovic: Nder të mbaja shiritin e kapitenit, do të jemi gati për fillimin e sezonit të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.