Sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në klub. Suedezi ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ku për të kanë shprehur interes Arsenali dhe Tottenham.
Isak shënoi gjithashtu në barazimin 1-1 të ‘Magpies’ me Everton të martën mbrëma. Ai tani ka 15 gola në Premier League në 22 ndeshje këtë sezon.
“Sigurisht që dua të jem këtu në Newcastle edhe në të ardhmen! Kam ardhur këtu për projektin, më pëlqen shumë të luaj këtu, ndihem vërtet si në shtëpinë time,” i tha Isak gazetarit Mark Douglas.
“Dua ta mbyll këtë sezon në një mënyrë të mirë. Më pëlqen të luaj këtu,” shtoi sulmuesi.
/GazetaBlic Sport