Pasi u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në sfidën Leçe-Torino, mesfushori shqiptar Medon Berisha merr një tjetër vlerësim.
Lojtari i Leçes është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 13-të në kampionatin italian, nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.8.
Berisha është kthyer në një nga pikat më të forta të mesfushës së Leçes, madje është përzgjedhur “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në 3 takime të Serie A këtë sezon.



