• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, January 11, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Po shkëlqen me Sassuolon, Aro Muric transferohet te gjiganti italian

07/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i huazuar nga Ipswich Town te Sassuolo, Arijanet Muric, është shfaqur si objektiv i gjigantëve të Serie A, Juventusit.

Muric e filloi karrierën e tij me Manchester Cityn dhe debutoi në një ndeshje të Kupës EFL kundër Oxford United në sezonin 2018/19.

Pas disa periudhave të huazimit, përfshirë atë te Nottingham Forest, Muric më në fund gjeti një shtëpi të përhershme te Turf Moor te Burnley në vitin 2022.

Reprezentuesi i Kosovës shkëlqeu për Burnleyn dhe ia siguroi vetes një transferim te Ipswich Town, pas promovimit të tyre nga Championship, në vitin 2024.

I pajisur me fanellën me numër 1, Muric e filloi sezonin si portier titullar i Ipsëich, përpara se një kombinim i formës së mirë dhe lëndimeve të kufizonte paraqitjet e tij.

Ipswich ra nga Liga Premier në fund të sezonit të kaluar, duke e lënë Muric të hapur për një transferim te skuadra italiane, Sassuolo.

Te Sassuolo, e cila sapo është ngjitur nga Serie B, Muric ka luajtur çdo minutë që nga java e dytë duke bërë përshtypje të shkëlqyer në Itali dhe ka bërë 11pritje të jashtëzakonshme kundër Comos së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Siç pritej, performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të tjera të Serie A, të cilat tani mund ta shohin talentin e tij nga afër.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, gjigantët e Serie A, Juventusi, i janë bashkuar listës në rritje të admiruesve të Muricit dhe po e monitorojnë reprezentuesin e Kosovës,

Për më tepër, thuhet se Juventusi është i interesuar të rikthejë edhe qendërmbrojtësin Tarik Muharemovic nga Sassuolo.

Next Post

Vasseur “zbulon” problemet para sezonit të ri: Testet mund t’i përmbysin parashikimet, fjala kyçe është përshtatshmëria

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.