Matias Soule ishte një nga të rinjtë që Masimiliano Alegri e vlerësoi më shumë se kushdo tjetër, pas rikthimit te Juvja. Pas një viti të parë ku dha shkëndija pozitive, këtë vit e dërguan në huazim te Frozinone, ku argjentinasi ka shpërthyer plotësisht.
Autori i 6 golave në këto 15 ndeshje të parë në Serinë A ka tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja dhe të parët që kanë paraqitur një ofertë zyrtare ditën e djeshme, kanë qenë anglezët e Kristal Palas.
Shifra është më shumë se tunduese, 35 milionë euro, ndonëse Juventusi për momentin duket se do të rezistojë, si strategji për të rritur edhe më lart stekën…
PANORAMASPORT.AL