Saturday, 23. May 2026
Sport

Po shkëlqen te Barcelona dhe te Spanja, Maroku kërkon të “rrëmbejë” talentin e “La Masia”

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lamine Yamal është lojtari më i ri që ka shënuar për kombëtaren spanjolle. Lojtari i Barcelonës ka shënuar, edhe pse është vetëm 16 vjeç, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë dhe përfaqëson të ardhmen e “la furia rojas”.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “As”, talenti katalanas është kontaktuar edhe nga Maroku, vendi i origjinës së babait të tij.

Pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje për kombëtaren iberike, Yamal ka ende mundësinë për të pranuar ftesën e Marokut, megjithatë vullneti i lojtarit duket i hekurt për të përfaqësuar Spanjën.

Pavarësisht kësaj, Maroku nuk është dorëzuar dhe, falë një dëmtimi që e pengoi sulmuesin e “blaugranave” të pranonte thirrjen e De La Fuentes, në kuadër të ndeshjeve kundër Skocisë dhe Norvegjisë, po këmbëngulin që të pranojë ftesën e përfaqësueses afrikane. Një ofertë që, gjithsesi, nuk është marrë në konsideratë tani për tani nga Yamal.

Teilen: