Saturday, 31. January 2026
Sport

Po shkëlqen te Salernitana

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenali raportohet se është duke e monitoruar sulmuesin e Salernitana, Boulaye Dia.

“Topçinjtë” sipas medieve italiane, janë duke përgatitur një ofertë për Dia-n për afatin kalimtar të janarit.

Dia është duke bërë një sezon të madh me Salernitana dhe tashmë ai është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane përfshirë edhe Arsenalin.

Arsenali e sheh Dia-n lojtar ideal për të mbuluar Gabriel Jesus, i cili në fund të këtij sezoni mund të largohet nga “Emiratës”.

Ndryshe, lojtari kërkohet edhe nga Evertoni, një tjetër klub i madh anglez.

Ndërkaq, Salernitana thuhet se do të pranonte ofertën për yllin e tyre për çmimin mbi 20 milionë euro.

Dia verën e kaluar ishte transferuar tek Salernitana nga Villarreal-i.

Teilen: