Monday, 3. August 2026
Sport

Pochettino deri më 2030 në krye të SHBA

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Maurizio Pochettino do të vazhdojë punën e tij te Kombëtarja e SHBA-së, edhe për disa vjet tjera.

Në fakt, Pochettino do të mbetet selektor i kombëtares amerikane deri në vitin 2030.

Ishte Federata e futbollit të SHBA-së, që edhe zyrtarisht ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimin e trajnerin Pochettino.

Realisht, marrëveshja mes palëve u finalizua pas negociatave që zgjatën me muaj dhe vazhduan edhe pas eliminimit të SHBA-së, nga Kupa e Botës.

Federata amerikani konfirmoi besimin e plotë te Pochettino, i cili shprehu entuziazmin për marrëveshjen e re.

Pochettino insistoi se ekipi amerikan ka potencial të madh për t’u zhvilluar, duke bërë me dije se synimi i tij mbetet suksesi në Botërorin e ardhshëm.

Në Botërorin 2026, SHBA-ja kaloi me sukses fazën e grupeve për t’u eliminuar në 1/8 e finales nga Belgjika.

Teilen: