• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pochettino: Duhet të luajmë kështu për të sfiduar “të mëdhenjtë” e Premier League

26/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një barazimi ndaj “të kuqve” të Liverpool dhe një humbjeje shokuese ndaj “çekanëve” të West Ham, mbrëmjen e së premtes, “blutë” e Chelsea gjetën fitoren e parë në Premier League, për këtë sezon, teksa në “Stamford Bridge” mundën “kapelabërësit” e Luton, me rezultatin e pastër 3 me 0.

Në përfundim të ndeshjes, shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij ishte dhe tekniku Maurizio Pochettino, i cili tha për mediat, se në grupi duhet të luajë me të njëjtin intensitet si ndaj Luton, nëse kërkon të konkurrojë me ekipe si Liverpool e Manchester City.

“Ne na pëlqen të punojmë në këtë mënyrë. Është e vështirë të fitosh në Premier League pa intensitet. “Çelësi” i kësaj loje është të veprojmë me të njëjtën energji dhe pasion si ndaj Luton dhe më pas të përdorim aftësitë e lojtarëve tanë për të shënuar gola dhe për të krijuar raste.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Mund të flas vetëm për të tashmen dhe të ardhmen. Ne duam të krijojmë një projekt që do të rezultojë në një ekip plot energji dhe aftësi. Ne i vendosëm vetes këtë qëllim. Kjo është e nevojshme për të qenë konkurrues dhe për të luftuar me klubet e mëdha Liverpool, Manchester City dhe shumë të tjerë të kampionatit. Ne na pëlqen të punojmë në atë mënyrë.

Jam shumë i kënaqur me lojën sepse performanca e Chelsea ishte mjaft e mirë. Por ky është vetëm hapi i parë. Duhet të punoni shumë për t’u bërë edhe më mirë. Jemi në rrugën e duhur”,- u shpreh tekniku argjentinas.

Next Post

Trajneri i Manchester United tregon dy pikat e dobëta të klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.