• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pochettino i kënaqur me Armando Brojën kundër Fulham

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino ka thënë se dyshja Mykhailo Mudryk dhe Armando Broja meritojnë të gjitha lavdatat pas paraqitjeve të tyre në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Fulhamit .

  

Të dy lojtarët gjetën rrjetën në hapësirën prej 82 sekondash të pjesës së parë, ndërsa Chelsea mori fitoren e dytë radhazi, pas asaj në Carabao Cup.

“Për Mudryk, ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë, dhe për Armandon pas një periudhe të gjatë mungese, ai shënoi përsëri. Jam shumë i lumtur për ta, ata e meritojnë atë,” tha Pochettino për faqen zyrtare të klubit.

Ai shtoi se lojtarëve të rinj të ardhur në skuadër iu nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur dhe se duhet pasur durim në lidhje me ta.

“Duhet të kuptojmë se të rinjtë kanë nevojë që të përshtaten. Është koha, të tregohemi të duruar, t’u besojmë këtyre lojtarëve të rinj të talentuar. Ndonjëherë njerëzit nuk kanë durim, por për ne është e rëndësishme të kemi durim. Edhe kur nuk fitojmë”, tha më tutje trajneri argjentinas.

Pas shtatë xhirove në Premier Ligë, Chelsea ka tetë pikë dhe renditet në vendin e 11-të në tabelë.

  

  


Next Post

​Donjeta Sadiku lufton sot për titullin e kampiones ballkanike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.