Maurizio Pochettino ka nisur që tani të mendojë për Chelsean, drejtimin e të cilit do ta marrë që prej muajit korrik, kur skuadra të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Mediat pranë klubit londinez zbulojnë se planet e trajnerit argjentinas kanë nisur nga sulmi, aty ku i përzgjedhuri duket se është bomberi nigerian i Napolit, Victor Osimhen.
Presidenti De Laurentiis e vlerëson 150 milionë euro, megjithatë marrëdhëniet mes dy klubeve janë mjaft të mira, ndaj në marrëveshje mund të përfshihen edhe futbollistë të Chelsea-t, për të ulur çmimin e kartonit.
“Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag
Megjithatë më parë Pochettino do të vlerësojë gjendjen e Lukakut, i cili luan i huazuar te Interi, por do të rikthehet në Londër në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri, të planifikuara për në fillim të korrikut.
Sulmuesi belg do të ketë kohën e tij në dispozicion për të treguar se ka ende për të dhënë me fanellën e ‘bluve’ dhe për të bindur trajnerin Pochettino, i cili do të thotë edhe fjalën e fundit mbi të ardhmen e tij.