Mauricio Pochettino ishte trajneri i fundit i Chelseat që dështoi në misionin e tij për t’i rikthyer Blutë në nivele të larta. Gjithsesi, ai ka mbetur shumë i impresionuar nga dashuria e tifozëve këtë sezon, para ndryshimit me Maresca-n. Argjentinasi postoi foto të kohës së tij në klub në Instagram dhe shkroi një mesazh emocionues për drejtuesit e Chelsea.
“Për pronarët, drejtorët sportivë, vlerësojmë mundësinë që na u dha për t’u rikthyer në Premier League me këtë klub të madh dhe për mbështetjen që na keni dhënë, si dhe nga të gjithë lojtarët, stafi dhe tifozët, faleminderit”.
“Ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky klub futbolli për të gjithë ju dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë kaq shumë për t’ju dhuruar një Chelsea me të cilin të jeni krenarë”.
“Jam shumë i kënaqur me nivelin që ka arritur skuadra dhe me mënyrën se si lojtarët dhe stafi kanë punuar aq shumë për të përmirësuar standardet e tyre, ata meritojnë vlerësime të mëdha dhe shpresoj që edhe ju të keni ndjerë se sa mirë kanë bërë në fushë”.
“E dimë që ka pasur ulje-ngritje, por ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër dhe se do të arrinim një nivel konstant. Besoj se eksperiencat e këtij sezoni dhe përmirësimi i madh që kemi parë do t’i bëjë lojtarët më të fortë për të ardhmen”.
“Ka qenë kënaqësi të punoja me të gjithë ata dhe ne vlerësojmë lidhjet e forta që kemi krijuar këtë vit së bashku. Unë dua t’ju uroj gjithë të mirat për sezonin e ardhshëm dhe më tej”.
“Është mirë që kemi mundësinë të kthehemi në Stamford Bridge kaq shpejt me @socceraid këtë fundjavë dhe shpresoj që të shohim disa prej jush atje. Shpresoj që të gjithë të keni një verë të mrekullueshme. Një përqafim i madh nga ne, MP”.