Sulmuesi portugez Joao Felix raportohet se nuk do të jetë pjesë e Chelsea-s për sezonin e ri.
Trajneri i ri i ‘Bluve’ të Londrës, Pochettino, sipas medieve spanjolle, nuk llogarit në shërbimet e portugezit, i cili ishte pjesë e londinezëve këtë sezon të garave në formë huazimi nga Atletico Madrid.
Presidenti i klubit madrilen, Enrique Cerezo, ka deklaruar se “trajneri i Chelsea-s nuk e dëshiron Joao Felix-in”.
E ardhmja e reprezentuesit të Portugalisë tashmë është e paqartë.
Kreu i Atletico Madridit thuhet së nuk preferon rikthimin e lojtarit në Madrid, por, ai është i gatshëm t’i shqyrtojë ofertat e klubeve tjera evropiane.
Ndryshe, Felix po monitorohet nga disa klube evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.