• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pochettino pret Armando Brojën, Chelsea mund “të kursejë” me sulmuesin shqiptar

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse do të jetë bindës, do t’i bëjë një nder të madh klubit të tij.

Chelsea mund të marrë një dhuratë të vërtetë nga Armando Broja këtë verë, dhe trajneri Mauricio Pochettino mezi pret që të punojë me të.

Mediat pranë Chelsea në Angli shkruajnë se trajneri argjentinas shpreson që të bindet plotësisht nga sulmuesi shqiptar dhe të mos ketë nevojë të bëjë shpenzime të mëdha për të forcuar skuadrën.

Në planet e Bluve të Londrës janë dy yje të sulmit si Viktor Osimhen i Napolit dhe Dusan Vlahovic i Juventusit, dhe që të dy do të kushtonin shtrenjtë.

Napoli e vlerëson Osimhenin deri në 150 milionë euro, ndërsa Juventusi mund të kërkojë të paktën 60 apo 70 milionë euro për sulmuesin serb. Këto shpenzime pritet t’i kursejë Broja nëse do ta bindë plotësisht trajnerin.

Sulmuesi kuqezi ka nisur fazën përgatitore me skuadrën U21 të Chelsea, pasi u riaftësua nga një dëmtim i rëndë i pësuar dhjetorin e kaluar. Ai do të bashkohet me futbollistët e ekipit të parë në fillim të muajit korrik dhe aty trajneri Pochettino do të ketë mundësi ta vlerësojë përfundimisht./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Vazhdon revolucioni te Reali, edhe tre futbollistë në shitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.