• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pochettino ‘thumbon’ Milanin për Pulisicin: Ka ardhur i lodhur, duhet t’i mbrojmë lojtarët

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Natën mes së shtunës dhe së dielës, Mauricio Pochettino do të debutojë si trajner i kombëtares amerikane kundër Panamasë. Në konferencën e zakonshme për shtypin në prag të ndeshjes, trajneri argjentinas gjeti një mënyrë për të folur për një nga lojtarët e tij, protagonist në Serinë A, Christian Pulisic, duke ngritur një polemikë.

“Ai është një lojtar i madh, një futbollist fantastik, një nga talentët më të mirë sulmues në botë, i cili besoj se do të kontribuojë tani dhe në të ardhmen për ta çuar ekipin në vendin që duam. Te Milani ai po luan çdo ndeshje, çdo minutë dhe ky është një aspekt që na shqetëson, ndonjëherë duhet ta mbrojmë. Nesër do ta shohim, sepse ai erdhi pak i lodhur.
Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe të përpiqemi ta ndihmojmë Christianin kur kemi vërtet nevojë për të. Duhet të jetë në formë, i lumtur, i fortë. Cilësia është atje, sepse ai ka talent të jashtëzakonshëm, është lojtar fantastik. Ne duam të nxjerrim 11 lojtarë që ndihen të freskët dhe kanë aftësinë për të konkurruar në mënyrën më të mirë dhe të mos rrezikojnë.  
Kjo është një gjë tjetër që doja t’ju thosha: ne nuk kemi ndërmend të rrezikojmë me lojtarët tanë. Duhet të jemi të përgjegjshëm edhe me klubet. Ne duhet t’i kthejmë ata në të njëjtën gjendje në të cilën kanë mbërritur.”

Next Post

Çeki-Shqipëri/ Kuqezinjtë pësojnë golin e dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.