Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e tij te Chelseas, dhe datën kur do të mësohet nëse do të jetë në krye të klubit londinez.
Tekniku argjentinas tha se ky vendim nuk është në doren e tij por të pronarëve të Chelseas, dhe se gjithçka do të mësohet pas një jave.
“Në një javë do të dimë nëse do të qëndroj si trajner i Chelsea. Nuk është vendimi im sepse nëse pronarët mendojnë të ndryshojnë. Me siguri, në një javë do ta dimë. Nuk më prek mua. A ndikon kjo te njerëzit që punojnë me ne? Mendoj se po sepse, në fund, mund të vrasësh thashethemet dhe të më shkarkosh, dhe ky nuk është problem. Kjo ndodh në shumë klube.”, deklaroi Pochettino.
Skuadra e Chelseas ka pasur një sezon jo shumë të mirë, dhe kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, renditen në vendin e shtatë në tabelë me 54 pikë, duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.