Saturday, 14. March 2026
Sport

Pochettino zbulon pse mban limona në zyrë: Nuk është besëtytni

GS 20/04/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino ka folur edhe një herë lidhur me zakonin e tij për të mbajtur limonë në zyrën e tij, shkruan klankosova.tv

Sipas tij, mbajtja e limonit nuk ka të bëj me besëtytni por më shumë me zakon, që e ndihmon atë të ketë suksese të mira sportive.

“Po, më pëlqen të kem limon në zyrën time. Është zakon, nuk është besëtytni, por më pëlqen t’i kem. Nuk e di pse besoj në këtë, apo nëse më ndihmon apo jo, por më bën të ndihem rehat. Është si të jem në shtëpi, zyra ime në qendrën e trajnimit është si shtëpia, dhe limonët më bëjnë të ndihem sikur jam atje”, tha ai për ‘Metro.co.uk’

Në vitin 2019, trajneri i Chelseat, kishte deklaruar se limonët i ndërron çdo 3 ose 10 ditë.

Teilen: