Monday, 3. August 2026
Sport

Pogacar do të bëjë historinë dhe lajmëron pjesëmarrjen në LaVuelta

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Tadej Pogacar do të jetë në “Vuelta a España”. Pas triumfit të pestë në “Tour de France”, slloveni ka vendosur të zgjasë sezonin e tij dhe të rikthehet kështu në garën ku filloi të krijojë legjendën e tij.

Shtatë vjet pas pjesëmarrjes së tij të vetme të mëparshme, kampioni i botës do të luftojë përsëri për fanellën e kuqe.

Vuelta a España nuk është thjesht një garë tjetër në karrierën e Pogacar. Ishte atje, në vitin 2019, ku ai nisi të garonte në turin e parë të madh ku dhe i tregoi botës se çfarë ishte i aftë që të bënte.

Ishte 20 vjeç, mbërriti pa përvojë në garat tre-javore dhe përfundoi i treti në klasifikimin e përgjithshëm, pas Primoz Roglic dhe Alejandro Valverde. A.V.

Teilen: