Saturday, 14. March 2026
Sport

Pogba i thotë “jo” Arabisë Saudite, problem nuk janë milionat por… Europiani

GS 10/07/2023 2 Min. Lesezeit

Pol Pogba nuk do të transferohet në Arabinë Saudite, por do të mbetet pjesë e Juventusit. Kjo është ajo që kanë mësuar mediat franceze, të cilat kanë bërë të ditur se mesfushori i Francës, nuk do të lëvizë pavarësisht ofertës së jashtëzakonshme që ka marrë nga kampionati i cili po mbledh yje.

3279a4abaee80ac4b15c1f8b40c23cfe-20977-oooz0000

Nëse shoku i tij i kombëtares, N’Golo Kante, vendosi të udhëtonte drejt Arabisë Saudite dhe t’i bashkohet Karim Benzema te Al Itihad, vetë Pogba e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Ndonëse në ditët e fundit ai ka qenë në vendin saudit dhe vizitoi edhe ambientet e klubit, në fund refuzoi një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike.

Sipas “L’Equipe”, mesfushori e ka marrë këtë vendim pasi dëshiron që të vazhdojë të luajë edhe disa vite në nivelet më të larta. Jo vetëm për të treguar se është ende një futbollist që mund të bëjë diferencën në një kampionat të fortë siç është ai italian, por edhe për të ruajtur vendin në kombëtaren franceze, pasi dëshiron që të jetë me çdo kusht në Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: