Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka reduktuar në 18 muaj pezullimin katërvjeçar të Paul Pogbasë nga futbolli për doping.
31-vjeçari u pezullua vitin e kaluar pasi në gjakun e tij u gjet substanca dehidropiandrosteroni (DHEA), një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup duke përfshirë testosteronin.
Pas pezullimit, Pogba lëshoi një deklaratë duke mohuar ‘marrjen e vetëdijshme ose të qëllimshme të çdo suplementi që shkel rregullat antidoping’, duke konfirmuar gjithashtu synimin e tij për të apeluar.
Ky apel tani është dëgjuar nga CAS, i cili e ka ulur dënimin e tij nga katër vjet në 18 muaj.
Vendimi i ri do të thotë se ai mund të rifillojë stërvitjen në janar, për të pasur mundësinë që në mars të kthehet në fushat e gjelbra.
Pavarësisht ndalimit të tij fillestar prej katër vitesh, Pogba ka mbetur nën kontratë me Juventusin dhe për këtë arsye do të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur për skuadrën e Thiago Mottas në pjesën e dytë të sezonit.
Paraqitja e tij më e fundit ishte në shtator 2023, kur ai u shfaq si zëvendësues i pjesës së dytë gjatë fitores 2-0 të Juves në Empoli.