Thursday, 2. April 2026
Sport

Pogba pozitiv me doping, ja sa vite pezullim rrezikon…

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

 

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba është i pezulluar pasi analiza e dopingut rezultoi pozitive. Pas 10 ditësh do të merret vendimi përfundimtar nga organet italiane të drejtësisë sportive për francezin.

pogba

Dënimi më i rëndë parashikohet deri në 4 vite, ndërsa më e ulëta deri në 2 vite nëse Pogba pranon fajin. Ja dy mundësitë e Pogbasë:

Një marrëveshje me prokurorinë antidoping që mund të çojë në përgjysmimin e dënimit të kërkuar fillimisht nga prokuroria ose vendimin për të rrezikuar gjithçka në gjyqin sportiv në Gjykatën Sportive Antidoping.

Në rastin e parë, një marrëveshje do të eliminonte çdo mundësi ankimimi. Në të dytin, anasjelltas, vendimi i ANT do të ishte i apelueshëm në KAS. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: