Paul Pogba ka rezultuar përsëri pozitivë në testet anti-doping.
Reprezentuesi francez doli për herë të parë pozitiv për nivele të larta të testosteronit pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udinese më 20 gusht, shkruan Lajmi.net.
Ai kaloi 90 minuta në stol atë ditë, por u thirr për testim.
Që atëherë Pogba ka qenë i pezulluar, në pritje të rezultatit të analizës për një mostër të dytë.
Kjo është kthyer gjithashtu pozitive, megjithëse jo për testosteronin, që do të thotë se duhet të merret një vendim për të ardhmen e 30-vjeçarit dhe kontrata e tij me Juventusit mund të suspendohet.
Pogba është nën kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025.
“Bardhezinjtë” mund t’ia shkëpusin kontratën dikur njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Mbi të gjitha, nëse ai dënohet për një periudhë të gjatë nga UEFA e FIFA. /Lajmi.net/