Friday, 27. March 2026
Futboll

Pogba rikthehet me gol, mesfushori francez sërish në fushë me Monaco pas më shumë se 3 muajsh

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Me kampionatet që janë pushim prë shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, klubet po përfitojnë nga mundësia për të rikuperuar nga dëmtimi lojtarët. Në një miqësore të zhvilluar mes Monaco dhe Brentford (2-1 për anglezët) në fushë u shfaq Paul Pogba për francezët.

Një lajm i mirë ky për klubin e Monaco dhe vetë lojtarin, që në këtë miqësore arriti të shënojë golin e vetëm të skuadrës së tij. Klubi francez postoi imazhe të golave ​​të ndeshjes dhe Pogba gjeti rrjetën me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës.

Pas mbërritjesnë Principatë në korrikun e kaluar, Pogba mezi është pare në fushë, kryesisht për shkak të gjendjes së tij të dobët fizike por edhe për shkak të dëmtimeve.

Ai luajti vetëm 30 minuta futboll në tre paraqitje midis fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit. Paraqitja e tij e fundit ishte më 5 dhjetor, 21 minuta kundër Brest. Më pas ai humbi përsëri për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Teilen: