Monday, 6. April 2026
Sport

Pogba sot në gjykatë kundër vëllait të tij, javën e ardhshme testi B i antidoping

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Paraditën e sotme, Paul Pogba do të jetë në Paris si dëshmitar në seancën e parë të gjyqit, ku do të jetë edhe vëllai i tij i madh Mathias, të akuzuar së bashku me disa persona të tjerë për tentativë zhvatjeje ndaj mesfushorit të Juventusti.

Pogba kohët e fundit ndodhet në një vorbull të madhe, pasi para pak ditësh ai rezultoi pozitiv në testin e anti dopingut. Lojtari francez ka kërkuar një kundëranalizë, e cila do të bëhet më 20 shtator në laboratorin “Acqua Acetosa” në Romë.

Nëse ekzaminimi i testit B jep të njëjtin rezultat, Prokuroria do të kërkonte pezullimin e tij nga bota e futbollit./h.ll/abcnews.al

Teilen: