U vendos në stadiumin “Elbasan Arena“ ndeshja finale e Kategorisë së Dytë mes Valbonës dhe Pogradecit.
Dy skuadrat u renditën të parat në Grupet A dhe B në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar edhe ngjitjen për në Kategorinë e Parë.
Sot u përballën në këtë duel të fundit sezonal për të shpallur ekipin fitues të Kategorisë së Dytë.
Skuadra e Samuel Nikajt fitoi 1:0.
Goli i triumfit për juglindorët u realizua nga nigeriani Suleiman Danladi në mesin e pjesës së dytë.
Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu dhuroi trofeun, dhe më pas festë liqenore në Elbasan.