Football Victoria ka qenë nën presion në ditët e fundit pasi një futbolliste transgjinore ka fituar titullin “Këpuca e Artë” në kampionatin e femrave.
Shumë futbolliste të ligës së futbollit të Australisë kanë ngritur pikëpyetje rreth drejtësisë dhe sigurisë në këtë turne.
Ish-futbollistja profesioniste amerikane, Addison Steiner, tha se vendosi të fliste publikisht pasi garoi kundër lojtares në fjalë në Melburn.
“Kjo lojtare ishte padyshim më e shpejtë, më e fortë dhe më teknike, duke i lënë pas disa nga lojtaret më të shpejta në ligë. E gjeta veten duke menduar se kjo lojtare është një bishë e vërtetë dhe e tronditur nga aftësitë e saj, pa e ditur se ishte një grua transgjinore derisa mbaroi loja”, tha Steiner.
Në fjalën e saj 31-vjeçarja tha se mbështeste komunitetin transgjinor, por besonte se përfshirja e futbollisteve transgjinore në garat e femërave ngrinte pyetje të forta sa i përkete barazisë në lojë.