• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Polemikat në ndeshjen me Lajpcig, futbollisti i Realit i habit të gjithë: Nuk e di pse e anuluan golin, duhej dhënë

15/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit ka kaluar me sukses ndeshjen e parë për 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve, duke fituar në Gjermani 1-0 përballë Lajpcigut falë golit të Brahim Diaz. Megjithatë, ndeshja pati shumë momente të dyshimta, ku mbi të gjitha ishte ai i minutës së dytë kur gjermanëve iu anulua një gol në dukje i rregullt.

546546541

Në Gjermani kanë folur për “vjedhje”, ndërsa një gjerman i Realit të Madridit, Toni Kros edhe ai ka mbetur i habitur nga vendimi për anulimin e golit të Red Bullit të shënuar nga Sheshko. Ishte gjyqtari anësor që sinjalizoi për pozicion jashtë loje, të cilin gjyqtari kryesor Irfan Peljto e konfirmoi me VAR-in.

Gjithçka u interpretua me një pozicion jashtë loje pozicional të Henriks i cili u ndodh pas portierit të Realit, Lunin.

“Në pjesën e parë folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë te goli i Lajpcigut, i cili u anulua. Nuk ishte jashtë loje për mendimin tim. Pati një shtytje të vogël ndaj portierit. Nuk e di nëse e keni parë akoma. Nuk mendoj se ky vendim për ta anuluar golin favorizon futbollin. Kjo nuk është çështja nëse është një gol në favor të Lajpcigut apo Realit, unë thjesht mendoj se është një gol i vlefshëm. Nuk shoh asgjë të parregullt”, ishte komenti i gazetarit gjerman të “Prime” drejtuar Toni Kros.

Dhe mesfushori i “los blancos” nuk ka nguruar të japë mendimin e tij. “Unë e shoh në të njëjtën mënyrë. Mendoj se në fund ai vendosi për pozicion jashtë loje sepse lojtari i Lajpcigut pengoi portierin tonë, por Lunin nuk mundi ta arrinte topin dhe kjo është arsyeja pse goli duhej dhënë. Nuk mund të debatoni ndryshe”, deklaroi mesfushori i Realit të Madridit në “Prime Video Germany”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Newcastle në garë për Christensenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.