• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Polemikë për 8 milionë eurot që FIFA përfitoi nga “Waka Waka” e Shakirës

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kënga ikonike “Waka Waka (This Time for Africa)”, interpretuar nga Shakira dhe grupi afrikan Freshlyground, u bë himni i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe një nga kolonat zanore më të njohura të futbollit modern. Por 15 vite më vonë, një debat i madh është hapur mbi paratë që FIFA ka përfituar nga kjo këngë dhe destinacionin e tyre.

Sipas raportimeve të ‘Sunday Times’, FIFA ka arkëtuar rreth 8 milionë euro nga të drejtat e këngës “Waka Waka”, të cilat duhej të shkonin për kauza humanitare dhe organizata bamirëse të zgjedhura nga artistët. Megjithatë, nuk ka transparencë mbi mënyrën se si këto fonde janë përdorur realisht.

Fillimisht, u krijua një fond i posaçëm nga FIFA për menaxhimin e këtyre të ardhurave, por ai u mbyll në vitin 2014. Që atëherë, asnjë shifër e saktë nuk është bërë publike. Freshlyground ka deklaruar se ka kërkuar disa herë informacion mbi përdorimin e fondeve, por pa marrë përgjigje të qartë.

Nga ana e saj, Sony Music, e cila menaxhoi të drejtat muzikore, ka theksuar se të gjitha të ardhurat janë transferuar rregullisht te FIFA: “Për 15 vite kemi paguar çdo honorar, dhe FIFA ka pasur detyrimin t’i shpërndante për projekte humanitare”.

E vetmja gjë e konfirmuar nga FIFA është ndërtimi i 15 qendrave sportive në Afrikë pas Botërorit të 2010-ës, por nuk dihet se çfarë ndodhi me pjesën tjetër të fondeve.

Kështu, “Waka Waka”, kënga që i dha Botërorit një atmosferë unike dhe u bë simbol i verës së 2010-ës, sot është në qendër të një polemike për mungesë transparence dhe përdorimin e mjeteve financiare që ishin menduar për qëllime sociale.

Next Post

Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë nga fushat e gjelbërta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.