• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Policia e Kosovës del me raport për ato që ndodhën në ndeshjen Kosovë – Izrael

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka dalur me raport për ato që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes kualifikuese mes Kosovës dhe Izraelit.

Policia vlerësoi aspektin e sigurisë, duke theksuar se ajo kaloi e qetë dhe pa ndonjë incident, shkruan lajmi.net.

Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ishin të angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë e kësaj sfide, e cila njëherit ishte e para e Izraelit pasi nisi konflikti.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident që ka cenuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes sportive.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente./Lajmi.net/

Next Post

“Të vdesësh për pasionin”, historia e Raphael Dwamena, “djalit të mirë” të futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.