Ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë ka alarmuar forcat e policisë në Gjermani pasi i tremben konfrontimeve fizike mes tifozëve.
Mësohet se forcat e rendit i kanë kërkuar drejtuesve të stadiumit të Gelsenkirshenit që të shesin vetëm birrë me përqindje të vogël alkooli.
Në Gelsenkirshen do të udhëtojnë 40.000 mijë tifozë nga Anglia ndërsa nga Serbia pritet që të shkojnë rreth 5000-8000 mijë tifozë.
“Mendoj se është një ndeshje me rrezik të madh për shkak të historisë dhe të huliganëve në të dy tifozeritë”, tha Inspektori i Policisë, Kristof Burghardt për “Sky News”.