Monday, 19. October 2026
Sport

Policia mësyn me gaz lotsjellës në Bulevard. Protestuesit hedhin fishekzjarrë, vjen kundërpërgjigja me ujë

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Protesta e cila ka hyrë në ditën e shtatë të saj është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Turma e grumbulluar fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, më pas ka marshuar në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe sheshit “Skënderbej”.

Gjatë lëvizjes së protestuesve, situata është përshkallëzuar. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën e mbledhur.

Gjithashtu, bëhet e ditur se protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë përmes autoboteve që ndodhen aty pranë.

/rtsh.al/

Teilen: