• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Policia ndërhyn për banerin që u shfaq në Rahovec

13/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” vazhdon që publikisht të kundërshtoj organizimin e përbashkët të Evropianit U21 të vitit 2027 nga Shqipëria dhe Serbia.

Një baner që kundërshton këtë organizim, ku shkruante “FSHF JO EURO 2027 ME shkije”, disa tifozë e shfaqën të shtunën mbrëma në ndeshjen e futsallit mes Shqipërisë dhe Danimarkës. Kjo ndeshje u zhvillua në Rahovec, ndërsa TKZ ka publikuar fotografinë në faqen e saj.

Por tifozët, tetë gjithsej, janë intervistuar nga Policia e Kosovës për shfaqjen e atij baneri. Kjo bëhet e ditur nga raporti ditor i policisë.

“Është raportuar se kah fundi i  ndeshjes kualifikuese në futsall, Shqipëri- Danimarkë, një grup tifozësh (tetë), të dyshuar meshkuj kosovarë,  kanë shfaqur një baner me mbishkrim ‘FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’. I njëjti është larguar  nga sigurimi ndeshjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti nën hetime”, shkruan në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si “nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”.

Ky grupim tifozësh vazhdimisht kundërshton atë që tashmë është vendosur nga UEFA. Në vitin 2027, Evropiani i futbollistëve deri në 21 vjet do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi.

Në ndeshjen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Shqipëria u mposht 5:3 nga Danimarka. Ishte ndeshja e fundit e raundit kryesor të kualifikimeve për Euro 2026. Shqipëria mbeti e fundit në grup.

Nga gjashtë ndeshje kishte një fitore dhe nuk u kualifikua.

Për Shqipërinë në futsal luajnë shumë futbollistë nga Kosova. FSHF-ja nuk ka njoftuar pse vendosi që ndeshja të zhvillohet në Rahovec.

Next Post

Vinicius-Mbape dhe një lidhje e dështuar, dy yjet e Realit duken shumë larg tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.