Wednesday, 1. April 2026
Futboll

Polonia jashtë Botërorit, Lewandowski drejt lamtumirës nga kombëtarja

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Robert Lewandowski la të kuptohet se mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren polake ndaj Suedisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror. Pas golit të Viktor Gyokeres në minutën e 88-të, që i dha Suedisë fitoren 3-2 ndaj Polonisë, Lewandowski postoi në Instagram një foto me shiritin e kapitenit, me këngën ‘Time to Say Goodbye’ në sfond.

Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja, megjithatë ka pasur momente më parë që dukeshin si fund i karrierës ndërkombëtare. Lewandowski ka luajtur rekord prej 165 ndeshjesh me Poloninë, që nga debutimi i tij me gol ndaj San Marinos më 2008, në moshën 20-vjeçare.

Me 89 gola, ai është thuajse dyfishi i çdo futbollisti tjetër polak në këtë drejtim, por vetëm dy herë ka arritur në Botëror, me rezultatin më të mirë 1/8 finale më 2022. E ardhmja e tij në rang klubi është e pasigurt; kontrata me Barcelonën skadon në fund të sezonit, teksa ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Image

Teilen: