Tuesday, 24. February 2026
Sport

Porta e Juventusit/ Del në skenë edhe Alisson, vazhdojnë kontaktet me Vicario

GS 24/02/2026 2 Min. Lesezeit

Braziliani, me skadencë kontrate në 2027-ën me Liverpool, do të afronte besueshmëri dhe eksperiencë. Ka punuar me trajnerin Spalletti te Roma.

Juventusi po kërkon një portier tjetër për sezonin e ri. Di Gregorio është vënë nën akuzë pas gabimeve të fundit, Perin synon të jetë titullar, ndërsa klubi po sheh në Premier League për një “guardian” tjetër.

Dhe përveç Vicario të Tottenham, klubi bardhezi ka hedhur sytë tek Alisson Becker, portieri i Liverpool që ka kontratë deri në 2027-ën me këtë klub. Për verën e 2026-ës u tentua edhe Mike Maignan i Milanit me parametra zero, por francezi rinovoi.

Në pritje për të mësuar, nëse në arkën e Juventusit do të hyjnë 60 milionë eurot që garanton pjesëmarrja në Champions League, po studiohet merkato. Një pistë e re është ajo e 33-vjeçarit brazilian të Liverpool, Alisson, me një të kaluar te Roma e Spalletti-t.

Alisson, me më shumë se 400 ndeshje me Liverpool, ku ka fituar dy kampionate dhe një Champions League si protagonist, do të ishte një garanci për Juventusin. Klubi italian kërkon të shfrytëzojë skadencën e afërt të kontratës së brazilianit, si dhe faktin që anglezët kanë marrë gjeorgjianin Giorgi Mamardashvili, duke e konsideruar atë si titullarin e së ardhmes.

Teilen: